Vendos kamera për kafshët e egra, por kap një fantazëm (FOTO)
Share
Një pensionist në Britaninë e Madhe mbeti i befasuar kur kamera që kishte vendosur për të monitoruar gjatë natës aktivitetin e kafshëve të egra si për shembull dhelprat, kapi një grua të moshuar duke ecur në kopsht.
E veshur me pantofla, e moshuara kaloi përpara kameras dhe u zhduk.
Dick Williams, 88 vjeç, tha se ata mbetën të shokuar nga pamja.
Ai deklaron se nuk beson në fantazma apo gjëra të tilla, por shprehet se u takon njerëzve vetë të mendojnë si të duan për këtë ngjarje.
Fillimisht u mendua se mund të ishte një grua në gjendje jerm. Por policia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë se kush është ajo grua. As fqinjët dhe as në azilin e pleqve nuk e kanë njohur dhe as kanë konfirmuar se një e moshuar ka qenë jashtë atë natë.


