Dicka futuriste per endrren e Ismail Qemalit

Ismail Qemali perpara nje gazetari te huaj ben nje rrefim dramatik te projektit te tij per Shqiperine pak vite para se tia mberrinte pavaresise. Te ky rrefim bazohet drama historike Endrra e Ismail Qemalit qe shfaqet sonte premiere ora 20.00 ne Teatrin Kombetar me regji te Spiro Dunit. Ne proven gjenerale personazhi qe i eshte besuar aktorit Fatos Sela na u shfaq me nje kostum te bardhe te shkelqyeshem. Skenografia e Ilir Sadikut nuk mban flamuj apo simbole te njohura kombetare sic mund te perfytyrohet sepse intervista me historine behet ne nje tavoline te thjeshte. Jemi ne vitet 1908-1912. Nje hetim gjyqesor kunder Ismail Qemalit ishte bere shkas qe ai te largohej perfundimisht nga Stambolli.
Ne Korfuz takohet me profesorin e tij te filozofise Anastas Kristofori nje njeri qe i jeton trupi sepse shpirti i ka pushuar se ekzistuari. Kjo i kishte ndodhur pas zhgenjimit qe kishte provuar nga nxenesit e tij me te mire. Me te mesuar objektivat e nxenesit te tij shqiptar shpirti fillon e ngjallet.
I derguari i sulltanit ne rol Bujar Asqeriu i ben thirrje qe te kthehej ne Stamboll. Tashme asgje nuk kishte rikthim mbrapa. Para tij shtohej nje detyre Shpallja e Shqiperise se pavarur. Rrefimi i tij ilustrohet me tablote qe kembehen nepermjet nje skene levizese. Zhvendosja nga nje mjedis ne tjetrin na con ne raportet qe Ismail Qemali krijon me personazhe qe adhurojne apo e urrejne misionin e tij. Teksti dramatik i autorit Bashkim Kozeli u shpall fitues ne konkursin mbarekombetar te drames shqipe organizuar kete vit nga Ministria e Kultures. Regjisori Spiro Duni ka bere nje pershtatje per skenen. Duke lexuar variantin e autorit Bashkim Kozeli mendoja per te pasur nje lloj futurizmi. Shume te lodhur nga historia per Ismail Qemalin e fiksuar nga filmi Nentori i dyte i Viktor Gjikes doja te shikoja dicka tjeter thote regjisori. Dhe po te mos kishte lexuar kujtimet e gazetarit Uilliam Hauerton nuk do te kishte mundur ta kthente tekstin dramatik ne nje laborator per skenen. Keshtu mendoi ti jape formen e nje rrefimi dramatik-poetik nderthur me personazhe miq a armiq qofshin qe shfaqen si vegime. Si natyre Spiro Duni nuk e cileson veten patriot profesionist. Bindja e tij eshte se Shqiperise mund ti sherbesh me punen qe ben.
Por keto dy-tre muaj qe kur Teatri Kombetar i besoi venien ne skene te Endrres se Ismail Qemalit ai eshte lidhur me ngushte me kete figure duke gjetur e ndjere ne rrefimet e tij nje mesazh per Shqiperine e vitit 2012. Ai thote se askush nuk e do me shume Shqiperine se Ismail Qemali. Per protagonistin e shfaqjes Fatos Sela kjo eksperience ka qene si nje dorezim i plote ne konceptin e regjisorit. Cdo rrugetim te Ismail Qemalit ne skene e cileson rrugetim te Spiro Dunit. Pavaresisht asaj qe kemi arritur mos kujtoni se jemi te qete pasi perpara do te kemi nje publik shigjetar i cili kushedi sa shigjeta do te na hedhe por duke qene persona publike do ti mirepresim te gjitha tha dje Sela. Roland Trebicka ne rolin e kusheririt tradhtar Seit Bej u shpreh se eshte me fat qe nuk po interpreton nje person me peshe historike. Nuk i perngjas ketij qe kam por them se roli me pelqen. Se cdo te dale ne publik nuk e di. Eshte rikthim ne skene per Trebicken ky rol pas rehabilitimit 2-vjecar.
Kostumografja Anila Zajmi veshtiresine me te madhe e ka pasur ne lidhjen organike te personazheve historike me ate te trilluar. Kostumet duhej te ruanin dinjitetet e personazheve sepse kjo eshte me kryesorja thote Zajmi. Ajo eshte bazuar ne veshjet e rilindeseve ne elegancen dhe dinjitetin qe percillet permes tyre si shprehje e kultures se secilit. E rendesishme ishte qe te ruante referencat dhe koherencen me vitet 1910-20 por jo qe te mbetej peng i kohes. Regjisori Spiro Duni ka kerkuar bashkepunimin e te bijes kengetares se jazzit Elina Duni e cila ka krijuar muziken per kete shfaqje. Eshte nderthurje e jazz-it me muziken shqiptare. Edhe ky element ka per qellim te tregoje se sa e veshtire ishte rruga e themeluesit te shtetit shqiptar. Ne perfundim per tu shprehur se sa e shqeteson reagimi i spektatorit si do ta prese ai kete veper Duni kujton nje thenie te regjisorit Martin Scorsese Kur une ve syrin tek kamera per te xhiruar veten time e kam vene tek radha e fundit e kinemase tek spektatori i fundit.
KALENDARI
Festivali i Drames Shqipe
Ne dhjete dite 10-20 nentor ne skenen e madhe Kadri Roshi dhe ne skenen e Teatrit Kombetar te Komedise prezantohen rreth 19 shfaqje. Nata e pare te festivalit eshte sonte dhe hapet me Endrren e Ismail Qemalit e regjisorit Spiro Duni. Neser 11 nentor ora 18.00 shfaqet Harroje dashurine e Erion Kames dhe ora 20.00 Teatri i Gjakoves shfaq Kuzhina e viktimave nga Ilir Gjocaj.
/Shekulli Print/Valeria Dedaj/