Qeni me ere ne Kinema Millenium

I keni vene re masat e sigurise para nje shfaqjeje baleti para nje opere apo nje ekspozite historike ne Biblioteken Kombetare Me siguri i ka vene re edhe ai publik i zakonshem aq shume i interesuar per te pare spektaklin e Kompanise Preljocaj. Truprojat e Gardes zune vendin e sportelisteve te TOB ate nate. Ndryshimi ishte i madhe. Ate mbremje shfaqja filloi nje ore me vonese sepse atehere u lirua nga punet kryeministri Sali Berisha.
Javes qe shkoi nje skene e ngjashme u perserit ne dyert e Bibliotekes Kombetare me rastin e hapjes se ekspozites Koha e Memorandumeve. Drejtori i bibliotekes dhe ministri i kultures ishin aty kur gardistet me rreptesi zbatuan detyren e kontrollit te higjienes edhe ndaj gazetareve te ftuar.
Zoti Berisha gjithnje eshte shprehur se eshte kulturedashes. Te enjten ne mbremje ne Kinema Millenium ku mbahej Festivali i Filmit ai erdhi te shohe dokumentarin Besa te regjisores amerikane Besa Rachel Goslins. Dokumentari shfaqej per here te pare ne vendin tone. Trajton nje teme mjaft te lakuar vitet e fundit rolin e shqiptareve ne shpetimin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Kur pothuajse gjithe Evropa i deporton drejt kampeve te vdekjes Shqiperia u ofron azil te pakushtezuar. Eshte nje histori e filmuar sipas atij pershkrimi qe Norman Gershman i beri kesaj historie permes fotografive te tij qe vazhdojne te shetisin boten. Ne mungese te regjisores ne Tirane ishin te pranishem producentet Jason Williams Christine S. Romero. Pra nje film qe edhe ia vlen te ngjishesh pak prej kuriozitetit ne radhen e kinemase.
Po ja qe kostoja per te pare Besen doli me teper se cmund te imagjinohet.
Projeksioni ishte parashikuar ne oren 20.00. Por kontrolli i higjienes qe gardistet u bene qytetareve spektatore plus fjalimet e rastit qe smund te kuptoheshin pa pranine e kryeministrit Berisha dhe Kryetares se Kuvendit Topalli e shtyne fillimin e filmit ne oren 21.30.
Se fundi eshte bere e zakonshme qe ne aktivitete artistike ku ndodhet kryeministri i vendit Sali Berisha shfaqjet te krijohet kaos programi te shtyhet dhe shfaqjet te vonohen. Por kjo eshte shume pak krahasuar me situaten qe shkaktohet perpara se te filloje aktiviteti. Te gjithe gazetaret duhet te ishin te pajisur me karte nga festivali ndersa artistet dhe spektatoret e thjeshte te kishin ftesa speciale mbi te cilat shkruhej Ftese per filmin Besa.
Kjo gje nuk ishte parashikuar pasi hyrja ne kete aktivitet prej kohesh ishte njohur falas. Dhe keshtu rreth 30 minuta para deres se kinemase njerezit shtynin njeri-tjetrin per te siguruar nje ftese apo nje karte gazetari. Ne hollin e kinemase aty priten biletat e shitet pop-corn vertitej nje polic qe mbante prej zinxhiri nje qen me ere. Kishte dhe prinder me femije te vegjel aty rrotull te cilet pasi pane situaten u larguan duke u thene femijeve se do kthehemi nje here tjeter sepse dic po ndodhte.
/Shekulli Print/Valeria Dedaj/