Diçka shumë e madhe do të ndodhë
Çfarë fshihet në të vërtetë pas gjithë këtyre masave që ka ndërmarrë SHBA për tu mbrojtur nga sulmet terroriste?
Në fundjavë disa ambasada amerikane në botën arabe u mbyllën. Kurse të martën, një njoftim urgjent i Departamentit të Shtetit kërkonte evakuimin e të gjithë punonjësve të ambasadës amerikane në Jemen. Arsyeja: kërcënim terrorist.
Por deri më tani Uashingtoni nuk është shprehur për arsyet e vërteta pas këtyre masave.
Megjithatë, siç raporton New York Times, e vërteta mund të jetë kjo: Shërbimet sekrete amerikane kanë arritur të kapin një shkëmbim mesazhesh mes shefit të Al Kaedas, Al- Zavahiri, që mendohet se fshihet në Pakistan, me shefin e Al Kaedas në Gadishullin Arabik, Al Vuhaishi. Ky i fundit ka marrë urdhrin për sulme ndaj amerikanë.
CBS njofton se bëhet fjalë për diçka shumë të madhe.
Dega e Al Kaedës në Gadishullin Arabik është nga më të rrezikshmet. Grupi, nën drejtimin e Al Vuhaishit, është përgjegjës për dhjetëra sulme./ep