Didi kundër Prokurorisë: Çfarë e pengon të hetojë zyrtarë të lartë?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka shpërthyer sot kundër Prokurorisë, duke kërkuar nga kjo e fundit të jetë më serioze në luftën kundër korrupsionit dhe roli i Policisë Gjyqësore të mos neglizhohet.
Këto deklarata, Didi i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në tryezën konsultuese kundër korrupsionit ku merrnin pjesë ekspertë shqiptarë dhe të huaj.
“Çfarë e ka penguar Prokurorinë të hetojë gjyqtarët? Po funksionarët e lartë? Thelbi i problemit në fushën kundër korrupsionit qëndron te hetimet e paplota dhe te mungesa e eficencës së Policisë Gjyqësore”, ka thënë Didi.
Kjo tyrezë kundër korrupsionit është organizuar sot në zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
