E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego: Kisha oferta nga Anglia, por zgjodha Juven

Mesfushori brazilian i Juventusit, Diego, ka theksuar se ai ka pasur oferta për të kaluar edhe në Ligën Premier, por ka zgjedhur Juventusin pasi ka qenë fans i këtij klubi nga fëmijëria.
"Nëse Premier Liga më josh? Jo, vërtet nuk më josh. Të luaj në Juventus ka qenë një ëndërr e imja e fëmijërisë. Jam fans i Juves që si djalosh i ri, para se të filloj karrierën time profesionale", ka thënë Diego.
"Juve dhe unë kemi një histori të gjatë të dashurisë. Kishim edhe më herë disa bisedime, por nuk kishte asgjë konkrete deri në verën e kaluar", ka shtuar braziliani.
Klubi nga Torino për shërbimet e Diegos ka harxhuar 25 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›