Vijon protësta e opozitës, deputetët kërkojnë hapjen e kutive

Vijon protesta e opozitës para Kryeministrisë për hapjen e kutive ku deputetët socialistë morën fjalën para protestuesve në shesh.
Ditmir Bushati tha në fjalën e tij se problemi i vetëm në vend është Sali Berisha. "Berisha dhe familja e tij po mbajnë peng vendin", tha ai. Ai i kërkoi Berishës të mos provokojë protestuesit. Deputeti i PS-së theksoi edhe një herë se do të kërkohet hapja e kutive si e vetmja rrugë për transaprencë. "Do të qendrojmë në shesh deri kur të hapen kutitë", pohoi ai.
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tha se Sali Berisha ka ende mentalitet komunist. "Sali Berisha është bolsheviku i fundit të Evropë", shtoi ai. Sipas Shalsit është koha që t'i thuhet ndal kësaj qeverie.
Deputetja Ledi Shamku tha se një popull i tërë ëështë në luftë kundër Berishës. "Berisha nuk do prekë më votën e lirë. Berisha ka dy rrugë të hapë kutitë ose të largohet", tha ajo
Kryeministri Sali Berisha ka dalë në dritaren e zyrës së tij në Kryeministri dhe ka përshëndetur protestuesit.