Diego Lopez: Nuk kam të ardhme, kthehet Casillas

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez ka deklaruar se ai nuk sheh të ardhme në Real Madrid. Portieri spanjoll tha se në edicionin tjetër skuadra do ti jap shansin Iker Casillasit.
"Unë po e mendoj largimin nga skuadra. Nuk shoh të ardhme në Real Madrid. E di se në edicionin tjetër skuadra do ti jap shansin Iker Casillasit" deklaroj Lopez. Për Lopez janë të interesuara Liverpooli, Milano, Monaco e Galatasaray./Indeksonline/