E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego Maradona me 50 qirinj

Diego Armando Maradona ishte nje gjeni brenda fushes por jeta e tij jashte tapetit te gjelber eshte e denje per nje film sa thriller aq dhe romantik. Mbush 50 vjec te shtunen por biografia e ish-kapitenit dhe ish-trajnerit te Argjentines ka shume per te treguar. Ne autobiografine e tij ai pranoi se ka perdorur kokaine nga viti 1983 qysh kur militonte te Barcelona deri ne vitin 2004. Ne vitin 2000 gjate pushimeve ne Uruguai rrezikoi te humbiste jeten per shkak te krizave nga abuzimi me drogen. Ia doli te shpetonte pas dy javesh e me pas nisi trajtimi ne Kube per tu intoksikuar. Ketu lidhi nje miqesi te forte me Fidel Kastron me te cili e ndan e njejta politike ideologjike. Pasi shpetoi jeten Pibe vendosi te ktheje faqen fund me drogen dhe alkoolin dhe permes nje operacioni kirurgjikal ndertoi nje fizik te pranueshem ne vitin 2005 peshonte 120 kile ndersa ne vitin 2008 kurorezoi endrren per te drejtuar Kombetaren e Argjentines te cilen e udhehoqi deri ne finalet e Boterorit te Afrikes se Jugut. Pas nje performance te shkelqyer ne grup tre fitore ne po aq ndeshje Argjentina u eliminua pas nje poshterimi 4-0 nga Gjermania ne cerekfinale. Pas Boterorit Maradones iu premtua vendi i trajnerit por qe nuk u mbajt nga presidenti i Federates Argjentinase te Futbollit Hulio Gordona. Diego Armando Maradona ishte femija i tete i nje punetori fabrike i rritur ne nje nga lagjet me te varfra te Buenos Airesit. Talenti i tij u shqua qe i vogel ndersa i ati ishte i pari qe i dhuroi nje top futbolli. Maradona debutoi ne futbollin profesionist ne vitin 1975 me skuadren Argentinos Xhuniors. Vetem dy vjet me pas ai luajti me ekipin kombetar ndersa ne vitin 1981 kaloi te Boka Xhuniors skuadra me e madhe e vendit duke e ndihmuar ate te fitonte titullin kampion ne vitin 1982. Po ate vit ai u transferua te gjigantet spanjolle te Barcelones per shifren rekord te 3 milione dollareve. Por vetem dy vjet me pas Maradona shkoi te Napoli ku shume shpejt u be nje hero dhe me pas nje Perendi. Qe ne diten e pare ai u prit si nje Zot ndersa shkroi vitet me te lavdishme te ketij klubi ne futboll duke i dhene titujt kampione me 1987 dhe 1990 pervecse Kupen UEFA me 1989. Ai fitoi edhe titullin kampion bote ne Meksike me 1986 ku shenoi edhe golin me te bukur te historise ndaj Anglise. Ne po ate ndeshje ai realizoi edhe golin me dore qe me pas u njoh nga te gjithe si Dora e Zotit. Ky ishte kulmi i suksesit i Maradones i cili pas viteve 90 u perfshi ne skandale te shumta per shkak te perdorimit te kokaines. Ne Itali 1990 ai shkoi deri ne finale me Argjentinen e tij ndersa ne 1991 mori pezullimin e pare. Maradona u grumbullua edhe per Boterorin 1994 por u pezullua pas ndeshjes me Greqine per shkak se doli pozitiv ndaj kokaines. Historia me pas ishte me shume jashte fushes se futbollit. Maradona u be mik me Fidel Kastron ndersa ka si tatuazh Ce Gevaren dhe Evita Peron. Po ashtu Maradona u hetua per lidhje me mafian nga e cila mendohej se gjente kokainen ndersa per disa vjet iu desh te luftonte me vdekjen. Se fundi Maradona u pa ne funeralin e ish-presidentit te Argjentines Nestor Kirshner nje mik i madh i tiji dhe bashkeshorti i presidentes aktuale argjentinase Kristina Fernandez. Diego ishte ne krah te vejushes Krishner pergjate gjithe marshimit funeber sigurisht i trishtuar.

Diego Enderroj te jem trajner ne Angli

Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Argjentines Diego Armando Maradona deklaroi se ai deshironte te ishte trajner i nje ekipi anglez. Po do te doja te isha trajner ne Premier Lige. Ka ekipe shume te mira nje nivel te jashtezakonshem dhe lojtare te medhenj. I vetmi problem eshte se te gjitha ekipet qe une pelqej kane trajnere te mire.
aq dhe romantik

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 30 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›