Diego gjobitet me 500.000 euro
Braziliani, Diego, do ta mbajë gjatë në mend ndeshjen e 34-të në Bundesligën gjermane, ndaj Hoffenhaim pasi kishte munguar në këtë ndeshje pa dhënë asnjë arsye. Për këtë shkak skuadra e tij Wolfsburg, është treguar e ashpër duke e gjobitur brazilianin me gjysmë milionë euro, me arsyetimin se Diego ka tradhëtuar ekipin.
Normalisht pas këtij vendimi nuk mund të ketë paqe mes Diegos dhe Wolfsburg, prandaj këta të fundit kanë vendosur që ta shesin lojtarin ndërsa vlera e tij është 10 milionë euro. Gjermanët kanë thënë se oferta e parë që do të vijë ata do ta shesin lojtarin. Diego në Wolfsburg, kaloj nga Juventus pas një sezoni zhgënjyes.