E Diel, 1 Nëntor 2026

Neymar arrin marrëveshje me Realin?

Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me yllin e Santos, Neymar.

Klubi brazilian deri tani ka kërkuar 45 milionë euro për sulmuesin, aq sa shkruhet në klauzolën e tij. Sidoqoftë presidenti i klubit Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro kishte mohuar disa herë se lojtari është në shitje.

“Çdo herë kur ai luan një ndeshje të shkëlqyeshme lexoj gazetat se ne e kemi shitur atë për 45 milionë euro. Është një gënjeshtër e madhe. Neymar nuk është në shitje dhe ai synon të vazhdojë të luajë në Brazil në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme”, ka thënë Ribeiro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›