E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dielli lë shenjë në lëkurë

Kaliforni, 16 gusht - Në pak vite shumë yje të Hollywood kanë kaluar nga një ekstremizëm në tjetrin, nga nxirja totale e lëkurës, në çeljen e saj në maksimum.
Kështu, siç transmeton TCH, ndërsa Angelina Jolie thotë se nuk bën kurrë banjo dielli, Madona lahet në det me çadër, kurse Monica Belluci kapet ndërsa lahet në det me rroba.

Ndërkohë në treg po shfaqen gjithnjë e më shumë kremra me nivel të lartë mbrojtjeje për të mos dëmtuar lëkurën.

është normale që në stinën e verës të gjithë duam të jemi të nxirë, por e rëndësishme është që të mbrojmë lëkurën tonë për të mos e parë atë pas disa vitesh të rrudhur dhe me dëmtime të pariparueshme.

Ja disa këshilla nga estestisti:

1. Shtatzënia dhe antiobiotikët

Ekzpozimi në diell në kohën e shtatzënisë ose nëse jeni nën efektin e ilaçeve mund të rrisë rrezikun për njolla në lëkurë

2. T’i hapet rruga mbrojtëseve natyralë

Jo vetëm kremrat solarë mbrojnë nga rrezet e dëmshme. është i rëndësishëm edhe aplikimi i ekstrakteve botanike.

3. Antioksidantë dhe kremra për një mbrojtje totale

Dritë jeshile edhe për antioksidantët, të cilët janë shtojcë e kremrave që nuk arrijnë një mbrojtje 100 për qind nga rrezet e dëmshme.

4 Armiku më i keq është ndotja

Veç diellit, ilaçeve dhe gjenetikës, edhe smogu mund të shkaktojë probleme në lëkurë. Sa më shumë të jetë e ndotur zona aq më në rrezik është lëkura.

5. Kujdesuni për njollat më herët se ato të shfaqen

Njollat në lëkurë kanë tendencë të shfaqen pas disa vitesh, ndaj asnjëherë mos u gëzoni dhe mos kujtoni se jeni të paprekshëm nga rrezet e këqija.

6. Gabimet e verës luftohen në dimër

Me një aksion të shpejtë dhe me para në xhep mund të vihen në vend gabimet që keni bërë në verë. Me anë te rrezeve laser riparohen njollat e shkaktuara në verë dhe lëkura të jetë sërish e pastër si më parë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›