E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dier shpërthen në lot për Dele Allin dhe zbulon: Kam bërë pak

“Ishte e vështirë për ta pare”. Kështu, Eric Dier iu kthye intervistës me të cilën Dele Alli lëvizi botën e futbollit dhe më gjerë, duke i zbuluar ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Neville (në kanalin e tij në Youtube ‘The Overlap’) se ai ishte viktimë e abuzimit seksual kur ishte 6 vjeç, kishte marrë drogë në moshën 8 (para adoptimit të tij në moshën 12) dhe më pas u bë i varur nga pilulat e gjumit pasi u bë futbollist.

“Ndjenja ime është zemërimi që nuk kam bërë më shumë”, shpjegoi Dier me lot për tabloidin “The Sun” duke folur për mikun dhe ish-partnerin e tij te Tottenham dhe Anglia. “Kishte gjëra për të cilat nuk isha në dijeni”, shtoi mbrojtësi i “Spurs”. “Para shumë kohësh shkova në Milton Keynes me të dhe ai më tregoi se ku ishte rritur. Ai më tregoi gjithçka, kështu që unë isha i vetëdijshëm për kornizën e fotografisë … por jo imazhin”.

Gjatë intervistës së tij tronditëse me Gary Neville, 27-vjeçari Alli lavdëroi Dier-in: “Ai është një mik i madh dhe ti e kupton se cilët janë miqtë e tu të vërtetë, njerëzit që nuk thonë vetëm po”. Fjalët që emocionuan futbollistin e Tottenham: “Ai është një mik i madh edhe për mua”, tha ai përsëri duke folur për Dele, i cili kohët e fundit ishte në një klinikë rehabilitimi për gjashtë javë, por mori pjesë në dasmën e ish-shokut të tij të skuadrës, martuar me afrikano-jugoren Anna Modler. Tani Alli është rikthyer në stërvitje me Everton dhe synimi është të rikthehet si protagonist në fushë: “Kjo është ajo që ne të gjithë duam – përfundoi Dier – Ai është ende shumë i ri, gjithçka varet nga ai”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›