E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dieta e gjumit…

TIRANE - Harrojini ushtrimet dhe numërimin e kalorive, për një dukje më vitale do t'u mjaftojë një orar më i gjatë i gjumit, sugjerojnë ekspertët amerikanë. 

“Dieta e gjumit” mund të shihet si zgjidhja më e mirë nëse keni prirje gjenetike që kilogramët tuaj të rriten.

Sipas ekspertëve, më pak se shtatë orë gjumë në ditë nxit gjenet që shkaktojnë mbipeshën, ndërsa nëntë e më tepër orë e parandalojnë një gjë të tillë.

Ekspertët kanë ardhur deri te një zbulim i tillë duke analizuar më shumë se 1000 binjakë. Duke marrë parasysh se binjakët kanë gjene të njëjta, kjo u mundësoi atyre që të vërtetonin nëse mbipesha është trashëgimi apo ndikojnë edhe faktorë të jashtëm.

Ekspertët arritën të vërtetonin se më shumë gjumë praktikisht e parandalon mbipeshën.

Vitin e kaluar, shkencëtarët nga universiteti në Uarvik kanë vërtetuar se mungesa e gjumit mund të ndikojë në shtypjen e lartë të gjakut te femrat, ndërsa kjo nuk ndikon te meshkujt. Femrat që flenë vetëm pesë orë, apo më pak, janë dyfish më të rrezikuara nga mbipesha.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›