Serbia riformon strukturat në veri?
MITROVICE - Lejimi i zgjedhjeve të pjesshme lokale serbe në territorin e Kosovës dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale nënkupton pajtimin me vazhdimin e status quo-së, sidomos në veri, vlerësojnë analistët politikë.
Deputetë të partisë në pushtet dhe ata të opozitës ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me efektet e zgjedhjeve të fundit serbe brenda territorit të Kosovës.
Profesori në Fakultetin Juridik, Qerim Qerimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e fundit me zgjedhjet serbe janë tregues i vazhdimësisë së gjendjes ekzistuese të status quo-së.
“S’mund të thuhet që këto zgjedhje paraqesin ndonjë ndryshim nga proceset e deritanishme dhe mënyra e funksionimit të jetës lokale atje (në veri)”, thotë Qerimi.
Në anën tjetër, për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, distancimi i Serbisë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte tregues që ky vend nuk do t’i mbështesë më tutje këto struktura, të cilat për institucionet e Kosovës janë ilegale dhe të papranueshme. Ai madje beson se përkrahja e Beogradit për pushtetet paralele në tri komunat veriore dhe në Mitrovicë, tash e tutje mund të jetë shumë më e vogël.
“Porosia është e qartë dhe do t’ju mundësohet segmenteve të sigurisë tonë dhe atyre të EULEX-it që të veprojnë dhe të jenë më konkretë, fillimisht në drejtim të goditjes së strukturave të krimit të organizuar”, shprehet Xhelili. “Strukturat e Kosovës fillimisht do të nisin me goditjen e kontrabanduesve, të cilët janë, ta quajmë kushtimisht jugor. Dihet botërisht që ka edhe shqiptarë të involvuar, sepse pa qenë edhe shqiptarët pjesëmarrës, participues në atë organizim, faktikisht kriminelët serbë e të tjerët nuk do të kishin kë ta financojnë”.
Deputeti opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, nuk mendon se Serbia po heq dorë nga mbështetja e strukturave në veri.
“Serbia, vetëm e ka ndryshuar taktikën e veprimit”, thotë Ramadani, duke përmendur faktin se Beogradi po paralajmëron një plan për formimin e një këshilli ekzekutiv serb në veri, si hap i parë drejt realizimit të tendencave serbe për autonomi atje.
“Këto janë efekte negative jashtëzakonisht të mëdha, për shkak se në një rast të tillë, Qeveria e Kosovës realisht po pranon një autoritet tjetër autonom të serbëve të veriut, në mënyrë që të futet me ta në bisedime për të zgjidhur aspektin politik të problemit të veriut”, vlerëson Ramadani.
Sipas tij, me lansimin e planit të ri serb për veriun Beogradi synon që t’i imponojë strukturat paralele si palë në bisedimet e ardhshme që mund të organizohen për veriun.
Organizimi i zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, sipas Ramadanit, ishte një gabim i Qeverisë, pasi që me këso hapash fillon legjitimimin e strukturave paralele.
Sidoqoftë, me apo pa këtë mbështetje, strukturat paralele, sidomos në veri të Kosovës, vazhdojnë të funksionojnë siç kanë funksionuar edhe para procesit zgjedhor të 6 majit.
(er.nu/rel/BalkanWeb)