Difekti i rende le 4 rrethe pa energji
Nje defekt mjaft i rende ne linjen e tensionit te larte 220 kilovolt Tirane-Rrashbull ka lene pa energji nje pjese te madhe te Shqiperise se Mesme. Burime zyrtare te OST konfirmuan per televizionin Koha se pikerisht per shkak te ketij defekti eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne qytetet Durres, Shijak, Kavaje, Rrogozhine, Lushnje e Fier, si dhe ne fshatrat e ketyre zonave. Defekti ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes. Ata shtuan se specialistet po merren me riparimin e difektit, por nenvizuan se do te duhet kohe qe energjia te rikthehet serisht ne keto qytete. Ne kete situate divizioni I shperndarjes deklaroi se eshte gjetur nje zgjidhje vetem per furnizimin me energji elektrike te objekteve te rendesise se vecante. Keshtu, eshte siguruar furnizimi me energji elektrike te spitaleve dhe hidrovoreve ne keto zona, nepermjet linjes se Jugut. Specialistet mendojne qe per riparimin e defektit do te duhen disa dite dhe po shikohet mundesia e gjetjes se zgjidhjeve te perkohshme per furnizimin me energji edhe te disa sherbimeve te tjera te rendesishme, si komisariatet e policise, antenat e telefonise, Porti i Durresit etj.