E Enjte, 5 Nëntor 2026

Diferencë shumë e thellë në Lushnje/ Fitorja e PS, e padiskutuar

Partia Socialiste e ka fitoren e padiskutuar në Lushnje.

Deri në orën 06:00 janë numëruar  93 qendra votimi nga 156 që janë në total.

Referuar të dhënave të KQZ, Eriselda Sefa ka arritur të marrë 12690 vota ose e thënë ndryshe 61.11%.

Ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Eduart Sharka ka arritur të marrë 8076 vota ose 38.89%.

Me këtë diferencë të thellë të votave, duket qartë që Sefës i është besuar nga qytetarët një tjetër mandat 4-vjeçar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›