E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gara për Durrësin mbetet e hapur/ Emirjana Sako e PS kryeson me mbi 2 mijë vota

Gara për Durrësin mbetet e hapur, ndërsa rezultati mes Emirjana Sakos dhe Igli Carës është i ngushtë.

Emirjana Sako nën logon e PS ka marrë deri në këto momente 12750 vota ose 44.10 %.

Nga ana tjetër, Igli Cara nga “Bashkë Fitojmë” ka mundur të sigurojë 10060 vota, 44.10 %.

Megjithatë rezultati mund të ndryshojë nga momenti në moment, ndërsa dalja e fituesit mbetet e paparashikuar, kjo referuar numrit të qendrave të votimit ku numërimi ende nuk ka përfunduar.

Sipas të dhënave nga KQZ, për Bashkinë Durrës janë numëruar 89 nga 342 qendra votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›