E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen 4 hektarë pyje në fshatin Vinarc i Poshtëm

Mitrovicë, 13 gusht - Rreth 4 hektarë pyje janë djeguar nga një zjarr që ka shpërthyer të enjtën pas ditë në fshatin Vinarc i Poshtëm të komunës së Mitrovicës. Në shuarjen dhe në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë dy Shërbimet për Zjarrfikje dhe Shpëtim - ai i jugut si dhe veriut të Mitrovicës,  kanë njoftuar zyratë të komunës së Mitrovicës. Në shuarjen e zjarrit, përveç Shërbimeve për Zjarrfikje dhe Shpëtim, kanë marrë pjesë edhe policia e Kosovës dhe banorët e fshatit Vinarc i Poshtëm. Shuarja e dhe lokalizimi i stuhisë së zjarrit është bërë në orët e vona të mbrëmjes,  ka thënë  drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Në anen tjetër, zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›