Doganat e Kosovës parandalojnë 32 raste të kontrabandës

Prishtinë, 13 gusht - Gjatë javës së fundit njësitet e doganës, në rajonin e Mitrovicës kanë parandaluar 15 raste të tentim kontrabandës së naftës, ndërsa sasia e kapur ishte mbi 2200 litra, ka njoftuar Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate. Në disa raste të tjera të tentim kontrabandës janë kapur: 250 litra lëngje të gazuara, 1000 litra vaj ushqimor dhe 100 litra verë .
Të gjitha këto mallra janë konfiskuar dhe ndaj personave janë aplikuar kundërvajtjet doganore si dhe procedurat penale sipas ligjit.
Oficerët në aeroport kanë ndaluar një tentim kontrabande, ku një shtetas kosovar tentojë të kontrabandonte mbi 3.5 kg argjend me vlerë 1600 euro. Malli është konfiskuar dhe procedura kundërvajtje ndaj personit është duke u zhvilluar. Gjithashtu në aeroport një shtetas kosovar tentoj të kontrabandonte 15 telefona mobil dhe një kompjuter Llap-Top ku vlera e këtyre pajisjeve ishte mbi 6000 euro.
Në pikë-kalimin e Hanit të Elezit janë kapur katër raste ku personat fizik por edhe kompanitë tentuan që të shmangnin taksat doganore, respektivisht është kapur një rast me nënvlerësim të mallrave që importohen nga jashtë si dhe raste të tentim kontrabandës së pajisjeve kompjuterike përmes kalimit të udhëtarëve. Të gjitha këto tentime kanë qenë të pa-suskseshme dhe mallrat janë konfiskuar dhe janë hapur procedurat ndaj palëve.
Në pikëkalimin e Vërmicës janë zbuluar në dy raste deklarime jo i saktë i mallit (që importohej nga Kina) me qëllim të mospagesës së taksave doganore. Ndaj kompanive dhe personava që kanë shkelur ligjin janë ndërmarr masat konform ligjit. Gjithashtu në Vërmicë në kalimin e udhëtarve është kapur një shtetas i Shqipërisë derisa tentonte të kontrabandonte - Mikro kartela (sasia 1000 copë) dhe pajise tjera elektronike me vlerë mbi 3500 euro.