E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjen dy automjete në pronësi të një 31-vjeçari në Cërrik

Dy automjete janë djegur  në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik.

Mësohet se pronari i tyre është shtetasi A.B, ndërsa zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik”, bëhet e ditur nga policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›