Grupi Houthi sulmon një anije mallrash, regjistrohen dy viktima

Dy anëtarë të ekuipazhit në një anije mallrash pranë Jemenit jugor janë vrarë në një sulm raketor Houthi, viktimat e para të shkaktuar nga sulmet e grupit ndaj anijeve tregtare.
Anija “True Confidence” me flamurin e Barbados u godit në Gjirin e Adenit. Houthi-t thonë se sulmet e tyre janë për të mbështetur palestinezët në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Në një deklaratë, grupi i mbështetur nga Irani tha se ekuipazhi i “True Confidence” kishte injoruar paralajmërimet nga forcat detare Houthi.
Ambasada britanike në Jemen tha se vdekjet e marinarëve ishin “pasoja e trishtueshme, por e pashmangshme e gjuajtjes së pamatur të raketave nga Huthi në anijet ndërkombëtare” dhe këmbënguli se sulmet duhej të ndaleshin. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u plagosën gjithashtu.
Pas sulmit, televizioni Al-Masirah, i drejtuar nga Houthi, raportoi të mërkurën në mbrëmje se dy sulme ajrore të udhëhequra nga SHBA kishin shënjestruar aeroportin ndërkombëtar në qytetin portual Hudaydah të kontrolluar nga Huthi në Detin e Kuq./ BBC
/rtsh.al/