E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjen dy automjete në pronësi të një 31-vjeçari në Cërrik

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, teksa automjetet ishin në pronësi të shtetasit A.B.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /vizionplus.t

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›