E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjen sërish mbetjet në Grabian, banorët në protestë, pengojnë makineritë

Grumbullimi i mbeturinave në Grabjan të Divjakës, ka ngritur banorët në protestë.  Ata kanë bllokuar makineritë e punës , duke mos lejuar shkarkimin e plehrave të tjera.

Sipas banorëve Bashkia Lushnjë dhe Divjakë vazhdon ti depozitojë plehrat në këtë fushë e cila u mbyll dy vite më parë duke i dërguar në inceneratorinë Fierit.

Prej disa javësh  mbeturinat e dy bashkive po hidhen përsëri në këtë vend, duke sjell shqetësime shëndetësorë për te gjithë zonën sepse u vihet edhe flaka.

Administratori i Grabjanit, Fred Rista pohon se  ka kapur në flagrance mjetet e bashkisë Lushnjë duke hedhur mbeturinat në këtë fushë.  

2 vjet më parë për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të cilët kanë jo më shumë se 50 metër larg banesat e tyre, fusha e plehrave të Grabjanit u mbyll.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›