Përpunimi i mbetjeve të ullirit, mundësi energjie me kosto të ulët

Mbetjet e përpunimit të ullirit tashmë po përdoren si një mundësi për ngrohjen e ambientit gjatë periudhës së dimrit duke i shndërruar ato si lëndë djegëse. Mjeshtri, Fatmir Meçani i cili prodhon lëndën e quajtur “briketë” e realizon në mënyrë artizanale falë një makinerie të cilën e ka krijuar në mënyrë inovatore me pjesë nga pajisje të ndryshme si makinë qepëse, lavatriçe dhe automjet.
Meçani është shprehur për RTSH Gjirokastra se ka prej një viti që e ushtron këtë zanat duke pohuar se nevoja për riciklimin e mbetjeve organike e ka nxitur që t’a vazhdojë këtë lloj përpunimi. Ai pohon se në një ditë mund të prodhojë në 3 metra kub briketa.
Mjeshtri Meçani ka shtuar ndërkaq se briketat kanë kosto më të ulët dhe të arsyeshme ekonomike duke variuar e përllogaritur si çmim përafërsisht me gjysmën e çmimit të lëndës së drurit.
Gazetare Bjolanda Cuku
/RTSH/