E Enjte, 5 Nëntor 2026

Digjet banesa në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Foto ilustruese

Digjet një banesë në Shkodër. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 në fshatin Kosmaç.

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë që zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›