Digjet banesa, shkak shkendija elektrike
Nje zjarr i papritur, ka rene mesditen e djeshme ne nje banese te fshatit Rrajce te rrethit te Librazhdit, duke shkaktuar vetem deme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00, ne banesen e Mitat Qukut, ku flaket kane perfshire dy dhoma te shtepise njekateshe. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar makina zjarrfikese, e cila per 30 minuta rresht ka luftuar me flaket qe kane pershkuar 2 dhoma te baneses si dhe te gjitha orendite. Zjarrfikesja ka mundur te shpetoje vetem nje dhome te kesaj banese. Nga burime te policise mesohet se, shkak i renies se zjarrit mund te kete qene shkendija elektrike.