Kantine pa licence, bllokohen 6 tone vere
Ekspertet e Seksionit te Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Vlores, bllokuan pasditen e djeshme, nje sasi prej 6 tone vere, e cila ishte prodhuar ne kundershtim me procedurat qe parashikon ligji. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur se kjo sasi u bllokua ne kantinen me pronar 40-vjecarin Bardhyl Shytaj, ne fshatin Risili, rreth 7 km. larg qytetit te Vlores. Sipas burimeve, sekuestrimi i veres, u shoqerua edhe me bllokimin e aktivitetit te kantines, nderkohe qe pronari i saj, do te ndiqet ne gjendje te lire me akuzen e prodhimit te kunderligjshem te pijeve alkoolike, pa lejen e organeve kompetente.