Digjet kamioni, nuk ka të lënduar

Në vendin e ashtuquajtur të “Rrasat e Gllareves”, në magjistralen Prishtinë –Pejë, sot rreth orës 10.00 është përfshirë nga zjarri një kamion transportues i rërës.
Policia ka informuar se nuk ka të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha për Indeksonline se, aq sa ka informata polica, kamioni është përfshirë vetë nga flaka.
“Nuk ka të lënduar. Është një kamion i zallit i cili është përfshirë nga flaka sot paradite”. /Indeksonline/