E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet magazina ne Borizane te Fushe-Krujes

DURRES - Diten e marte ne te gdhire, flaket e zjarrit perfshine nje magazine ne fshatin Borizane te Fushe-Krujes. Ne vendngjarje shkuan zjarrfikeset, te cilat munden qe ta shuanin zjarrin qe shkaktoi deme te konsiderueshme materiale. Magazina ishte prone e Beqir Gjones, banor i Fushe-Krujes. Magazina permbante mjete pune te ndryshme dhe ne kohen kur eshte djegur brenda saj nuk ka pasur asnjeri. Ajo ka qene e mbyllur per shkak te oreve te vona kur ka shperthyer zjarri. Grupi hetimor po heton per te zbuluar shkakun e renies se zjarrit dhe paraprakisht mendon se ka qene ndonje shkendije elektrike ajo qe e ka inicuar ate. Sidoqofte, ende nuk eshte dhene varianti perfundimtar. Gjithashtu ende nuk eshte bere edhe bilanci financiar i demit te shkaktuar nga zjarri.

4 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›