E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice, rikthehen radhet e gjata nga ana tjeter e kufirit

Kapshtice - Emigrantet shqiptare duket se marredheniet me pikat e kalimit me shtetin fqinj Greqi i kane mjaft te veshtira. Kapshtica duket se ze vendin e pare per pritjet e gjata ne raste festash apo pushimesh, atehere kur dhe fluksi i udhetareve shqiptare eshte i larte. Nga kjo panorame e vjeter (prej dy dekadash) nuk kane shpetuar as kete fillimviti dhe emigrantet shqiptare jane vene ne radhe ne pritje te daljes nga Shqiperia per te hyre ne Greqi. Radha ne anen shqiptare ka qene deri ne ish-posten e vjeter kufitare gati dy kilometra e gjate, nderkohe qe kane qene me shume se 500 automjete te vena ne radhe si ne anen greke dhe ate shqiptare. Nga pritja jane prekur dhe autobuset e shumte te linjave te perditshme me Greqine te cileve u eshte dashur te presin me shume se 5 ore ne kufi. Sipas komandantit te pikes se kalimit ne Kapshtice, Dritan Shema, pritja vjen per shkak te fluksit te madh te udhetareve, te cilet zgjedhin te njejten kohe per te ikur ne Greqi, ndersa ngarkesa dhe ne anen greke dhe perpunimi i te dhenave te gjithsecilit krijon radhe te paevitueshme ne kete rast. Sipas tij, pavaresisht ketij fakti, ne anen shqiptare te gjitha veprimet dalese kryhen mjaft shpejt, ndersa oret zgjaten ne anen greke ku dhe numri i sporteleve ne pune eshte vetem kater. Pritet qe pala greke te shtoje numrin e sporteleve, por nuk dihet dhe sa dite do te jete kjo gjendje ne kufi. Shifrat zyrtare te 24 oreve te fundit bejne te ditur se kane dale nga Shqiperia rreth 5 mije emigrante dhe 1500 automjete, ndersa radha ne Kapshtice si ne token shqiptare dhe ate greke ka qene e gjate. Ne token shqiptare ata tregojne se i kryejne shpejt veprimet e tyre, ndersa ne anen greke situata komplikohet, pasi dhe marrja e vules hyrese zgjat shume.

4 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›