E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet e qëllimshme, policia jep detaje

Automjeti i një gazetari në Bulqizë është përfshirë nga flakët në orët e para të kësaj të diele, teksa mjeti ishte i parkuara para banesës së tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:58 të mëngjesit, ku u përfshi nga flakët mjeti tip “Ford Fiesta”, e gazetarit Sami Curri.

Nga hetimet e para dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se po punohet për identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›