E Diel, 8 Nëntor 2026

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Bulqizë, ku është përfshirë nga flakët automjeti i gazetarit Sami Curri.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 02:58, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga vetë gazetari se automjeti i tij tip “Ford Fiesta”, i cili ishte i parkuar pranë banesës, ishte djegur nga zjarri.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, grupi hetimor si dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa pista kryesore lidhet me detyrën e Currit si gazetar. Vetë ai është shprehur se ky akt është kryer për t’i mbyllur gojën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›