E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet një makinë në rrugën e Arbrit, shpëton familja

Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.

Makina e cila po udhëtonte në drejtim të Tiranës është shkrumbuar plotësisht në fshatin Shkallë të Xibrit.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti u shkrumbua totalisht.

Fatmirësisht personat që udhëtonin në të arritën (anëtarë të një familjeje) të dilnin pa u lënduar.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shkëndijë elektrike./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›