Digjitalizimi i Kadastrës, Manja: Drejt një sistemi pronësie europiane. I japim fund pasigurisë dhe zvarritjeve

Në Ministrinë e Drejtësisë u miratua sot (23 qershor) mbledhja e radhës së Komitetit Ndërministror për Tokën, ku u miratua Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028. Ministri Ulsi Manja e konsideron këtë si një “hap thelbësor” për të garantuar siguri juridike dhe administrim modern të pronës.
Në një postim në rrjetet sociale, Manja shkruan se përmes kësaj nisme do t’i jepet fund zvarritjeve.
“I japim fund pasigurisë dhe zvarritjeve! Ndërtojmë një sistem të drejtë, transparent dhe tërësisht të digjitalizuar, në përputhje me standardet më të mira europiane. Tokës i japim drejtësi, qytetarëve siguri!”, shkruan ministri.
/rtsh.al/