Berlini, pro sulmit të SHBA/ Merz: Situata në Iran nuk mund të qëndronte siç ishte

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mirëpritur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe tha se ishte “disi optimist” se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Megjithatë, ai shprehu shqetësim për mundësinë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Në një konferencë në Gjermani, ai theksoi se situata nuk mund të mbetej siç ishte.
“Nuk ka asnjë arsye për ne, ose për mua personalisht, të kritikojmë atë që Izraeli filloi një javë më parë dhe asnjë arsye për të kritikuar atë që bëri Amerika fundjavën e kaluar. Po, nuk është pa rrezik. Por ta linim ashtu siç ishte, nuk ishte një mundësi”, u shpreh ai.
Gjermania ka qenë tradicionalisht një aleate e fortë e Izraelit dhe është shprehur vazhdimisht kundër programit bërthamor të Iranit.
/rtsh.al/