E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjitalizimi i rrjetit, OSHEE njofton ndërprerje të shkurtër të energjisë në disa zona

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton klientët se përgjatë autostradës Tiranë-Kashar dhe zonave përreth për një ndërprerje të shkurtër të furnizimit me energji elektrike më 3 shtator.

Sipas njoftimit, OSSH do të kryejë punime në Nënstacionin e Kasharit, në kuadër të investimit për digjitalizimin e rrjetit shpërndarës. Punimet do të zhvillohen në intervalin 00:00–03:00, ndërsa stakimi i energjisë do të zgjasë jo më shumë se 5 minuta.

Ndërprerja do të prekë subjektet private përgjatë autostradës Tiranë-Kashar, si dhe një pjesë të zonave Yzberisht, Fushë-Mëzez, Rinas dhe Kthesa e Kamzës.

OSHEE u kërkon klientëve mirëkuptimin për ndërhyrjen, e cila synon përmirësimin dhe dixhitalizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›