E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaj për ATSH-në: Rikthehet shërbimi transportit publik me kapacitet të plotë, dakordësi për subvencion

TIRANË, 2 shtator /ATSH/  Autobusët e transportit publik do të rikthehen në funksionim me kapacitet të plotë, pas dakordësisë së arritur mes përfaqësuesve të sektorit dhe qeverisë për subvencionimin e karburantit.

Kryetari i Shoqatës së Autobusëve, Dashnor Menaj, tha për ATSH-në se, se operatorët do të përfitojnë subvencion për një periudhë tre mujore, duke bërë të mundur normalizimin e shërbimit.

“Do të jepet subvencion tre mujor dhe do të fillojnë autobusët me kapacitet të plotë”, u shpreh Menaj.

Dakordësia u arrit pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve të linjës, ku u diskutua situata e krijuar në transportin publik dhe nevoja për mbështetjen e operatorëve.

Subvencioni i dakordësuar është 50 lekë për litër karburant. Ndërkohë, pritet të përcaktohet periudha konkrete që do të mbulohet nga kjo masë.

Rikthimi i flotës në kapacitet të plotë pritet të sjellë normalizimin e lëvizjes së autobusëve urbanë dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët, pas kufizimeve të aplikuara ditët e fundit nga operatorët.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›