Digjitalizimi në Administratën Publike, Virant: Shqipëria pranë mesatares së BE-së

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Drejtuesi i Programit SIGMA/OECD, Gregor Virant u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon ndërmarrjes së reformave në sistemin e Administratës Publike.
I pranishëm sot në Tiranë, gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit të monitorimit OECD/SIGMA, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Virant tha se, “reformat në administratën publike janë të rëndësishme. Një administratë e fortë do të thotë më shumë prosperitet për ekonominë dhe vendin”.
Ai theksoi se, “Shqipëria ka qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional, por kemi njohur atë çfarë është e mirë. Pika më e fortë është digjitalizimi në këtë proces”.
Sipas tij, pika më e fortë është digjitalizimi.
“Keni bërë progres të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori. Së dyti, keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE, pikëzim shumë i lartë. Keni udhëheqje të fortë politike. Kjo tregon se po i kushtoni shumë vëmendje. Së treti, nëpunësit tuaj civilë janë relativisht të kënaqur me punën e tyre. 86% e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar”.
Virant vuri në dukje se, “niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti, besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale”.
“Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë,” tha ai, teksa shprehu gadishmërinë e SIGMA për të ndihmuar në reformën në administratë.
Raporti i prezantuar sot jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm.
/a.f/r.e/