E Diel, 1 Nëntor 2026

Diktatori Sali Berisha, më i blinduar se Gedaf, Asad dhe bosi i COSA NOSTRA

Nga Përparim Halili

Kryeministri Sali Berisha, është personi që po pëllet më tepër për gjoja heqjen e imuniteteve e të mburojtes zyrtare. Pas 20 vitesh me imunitete dhe super-mburoja fizike shtetërore e private prej Sulltani, përdhosësi më ekstrem i imunitetit në raport me drejtësinë, ka dalë e po na jep leksione për kthimin e vetes në qytetar i thjeshtë. Përballë broçkullave që po llomotit non stop dhe ato që po bën realisht, leksionet e tij anti-imunitet janë një demagogji dhe hipokrizi komike prej palaçoje cirku. Pse? Sepse master-kllouni politiko-qeverisës Sali Berisha edhe kur del e brroçkollit në qeveri e parlament për gjoja heqje imuniteti, gjendet i rrethuar nga imunitete e roje të shumtë, që i qëndrojnë të armatosur dhe poshtë podiumeve. E kemi parë në nbledhje qeverie, në parlament, në prerje shirritash, në fushata elektorale, në gara noti, në ngjitje malesh e deri në takime me fëmijët e çerdheve, që trimi Sali Berisha rezulton të jetë ekzemplari më i blinduar me imunitete të ligjshme e të paligjshme, me eskorta e truproja private që nuk i kanë patur as sulltanët, që nuk i kanë patur e nuk i kanë as diktatorët, as mbretërit dhe kryemafiozët e botës. Ai mbrohet edhe brenda në WC, ku dhe butoni i shkarkuesit të galixhanit, i duket sikur është buton mine me sahat. Deri në këtë shkallë psikopatie e paniku, të çon vetëm një shkak: frika prej krimeve që kryen.
Në këtë moment psikologik e shpirtëror gjendet prej 20 vitesh Sali Berisha. Frika ekstreme nga hakdhënia popullore e individuale, ose prej atyre me të cilët Sali berisha është në gjak, me të drejt e ka çuar atë blindimin dhe sigurinë që po i bën vetes, deri në veshje anti-plumb në pikun e vapës e me roje poshtë krevatit. Me blindimin që i ka bërë vetes, trimi, i drejti dhe udhëheqësi i dashur popullor Sali Berisha, ka thyer rekodrin botëror të sigurisë prej frikës. Po bëjmë një krahasim faktik mes blindimit shtetëror e privat të disa ish-dikatorëve, diktatorëve e bosëve të mafies ndërkombëtare dhe blindimit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha:

BEN ALI, Tunizi: Ky super-diktator që pati ndëshkim popullor, jetonte i blinduar nga 13 truproje, dhe 8 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 11 truproja e 5 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 9 truproje dhe 5 makina.

GEDAF, Libi: Krye-diktatori gjakatar që u masakrau publikisht nga populli, jetonte i blinduar nga 18 truproje dhe 12 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 15 truproja e 7 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 19 truproje dhe 10 makina.

MUGABE, Zimbabie: Monstër sundimtari, prej nga Sali Berisha ka kopjuar modelin e pushtet-sundimit, jeton i blinduar nga 10 truproje dhe 6 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 3 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 4 makina.

JONG-Il, Kore e Veriut: Sundimtar diktatori komunist, prej nga Sali Berisha frymëzohet për të ndërtuar regjimin e tij neo-diktator në Shqipëri, jeton i blinduar nga 7 truproje dhe 4 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 8 truproja e 5 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 3 truproje dhe 2 makina.

LUKASHENKO, Bjellorusi: Modeli i Sali Berishës në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë politike, shtetërore e krime, jeton i blinduar nga 12 truproje dhe 8 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 2 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 3 makina.

FIDEL KASTRO, Kubë: Diktatori komunist i lënë mbrapa prej Sali Berishës në aplikim metodash diktatroiale në pushtet, jeton i blinduar nga 4 truproje dhe 2 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 6 truproja e 3 makina që e paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 5 truproje dhe 3 makina.

CAUSHESKU, Rumani: Krye diktatori gjakatar që u tërhoq zvarrë nga populli dhe u pushkatua, jetonte i blinduar nga 5 truproje dhe 3 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 3 truproja e 2 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 7 truproje dhe 2 makina.

MILOSHEVIÇI, Serbi: Diktatori gjakatar, mik dhe ortak i Sali Berishës në trafiqe e krime kundër shqiptarëve i vdekur në burg ndërkombëtar, jetonte i blinduar nga 8 truproje dhe 4 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 6 truproja e 3 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 5 truproje dhe 3 makina.

MUSA YALAHOV, Somali: Kryeministër i një vendi me tregues ekonomik, kriminal e korruptiv si Shqipëria e sunduar prej Sali Berishës, jeton i blinduar nga 6 truproje dhe 2 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 3 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 5 truproje dhe 2 makina.

HUN SEN, Kamboxhia: Një tjetër model sundimi diktature, tipik si regjimi i Sali Berishës, jeton i blinduar nga 9 truproje dhe 5 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 7 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 4 makina.

MUSHARAF, Pakistan: Jeton i blinduar nga 10 truproje dhe 6 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 8 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 7 truproje dhe 3 makina.

HOSNU MUBARAK, Egjipt: Miku dhe ortaku i trafiqeve të Sali Berishës, diktator gjakatar, jetonte i blinduar nga 28 truproje dhe 12 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 14 truproja e 8 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 15 truproje dhe 9 makina.

AHMADINEXHAD, Iran: Bosi i një sundimi që kërcënon botën me çmenduritë e tij, mik i vjetër i Sali Berishës në strukturimin e terrorzmit islamik dhe në Shqipëri, jeton i blinduar nga 26 truproje dhe 19 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 14 truproja e 8 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 15 truproje dhe 8 makina.

ALIYEV, Azerbajxhan: Oratku dhe klienti i Sali Berishës në trafiqet dhe privatizimet klienteliste mafioze që bëhen në ekonominë shqiptare, jeton i blinduar nga 9 truproje dhe 5 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 7 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 8 truproje dhe 4 makina.

BASHAR AL ASAD, Siri: Ortaku i Sali Berishës në trafikun e armëve, dikatori që po vret popullin sirian,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›