Diktatori nen presion - Ultimatumi i Lidhjes Arabe ndaj Sirise

Lidhja Arabe i ka njohur shenjat e kohes. Me qartesi dhe pa ekuivoke ajo i ka vene tani Bashar al-Asadit pistoleten ne gjoks. Ose regjimi i tij ploteson kushtet e planit te paqes te hartuar ose Lidhja Arabe do te vendose sanksione. Kerkesa sundimtari absolut ne Damask duhet tu jape deri ne fund te javes amnesti te gjithe te burgosurve politike dhe te terheqe trupat siriane nga qytetet. Per te kontrolluar nese Assad po e ben me te vertete kete atje duhet te dergohet nje grup vezhguesish. Kjo eshte e vetmja menyre per Sirine per tu kthyer ne gjirin e Lidhjes Arabe.
Shtetet arabe qendrojne pra konseguente ne qendrimin e tyre dhe po vazhdojne ta shtrengojne daren per Assadin. Ne fillim te kesaj jave Bashkimi Evropian kishte rene dakord per sanksione te reja. Per Assadin ajri eshte duke u bere gjithnje e me i holle.
Deri tani pushtetmbajtesi sirian ka reaguar ndaj presionit ne rritje me nje brutalitet ne rritje. Vetem te henen jane vrare ne trazira te pakten 70 vete - me shume se cdo dite tjeter qe nga fillimi i revoltes tete muaj me pare. Ne menyre te shfrenuar sillen edhe puthadoret e regjimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Edhe kete jave ata sulmuan perseri ambasadat e huaja ne Damask. Dhe nuk jane me vetem selite e vendeve perendimore qe sulmohen. Ka pasur edhe sulme mbi ambasaden jordaneze. Jo aksidentalisht sepse mbreti i Jordanise Abdullah II ishte i pari nga radhet e lidereve arabe qe kerkoi ne menyre te qarte dhe pa medyshje doreheqjen e Assadit. Edhe Arabia Saudite ka bere prej kohesh te qarte se do te donte sa me pare ta shihte Asadin te rrezuar nga pushteti.
Por Asadi eshte nje dhelper dinake. Ai ende sheh mjaft hapesire per te levizur dhe perpiqet ta mbroje duke bere aty-ketu pak leshime mbijetesen e tij politike. Ultimatumi i ri megjithate e ka shtuar presion mbi diktatorin. Sanksionet e vena nga evropianet dhe vendet arabe mund ta cojne ne nje periudhe afatmesme ne veshtiresi regjimin e tij. Edhe tani turizmi nje dege e rendesishme per vendin ka ngecur ne vend numero. Por masat shtrenguese te shteteve fqinje arabe do ta godasin ekonomine siriane edhe me shume. Tregtaret dhe bizneset e mesme perbejne shtyllen kurrizore te ekonomise se Sirise dhe nje baze politike te rendesishme per pushtetin e regjimit te partise Baath. Nese situata e tyre ekonomike do te vazhdoje te perkeqesohet ne menyre dramatike ata mund te mos e mbeshtesin me Assadin.
Perjashtimi i Sirise nga Lidhja Arabe eshte gjithashtu nje sinjal i shumepritur prej fuqive me te drejte vetoje ne Keshillin e Sigurimit. Britania e Madhe Gjermania dhe Franca po punojne prapa skenave per nje rezolute te re te OKB-se ne te cilen do te denoncohen ashper shkeljet e te drejtave te njeriut ne Siri. Vetem Rusia me politiken e saj si fuqi mbrojtese ndaj aleateve te fundit qe i kane mbetur ne kampin arab eshte tashme nderkombetarisht krejtesisht e izoluar - ne qofte se Moska e merr vesh kete edhe ajo mund ta rishikoje qendrin e saj.
Por megjithate askush nuk flet per nderhyrje ushtarake te vendeve te huaja ne kete vend. Kjo u be serish e qarte ne takimin e Lidhjes Arabe ne Rabat.Veprimet ushtarake ne Libi nuk mund te barten ne Siri per shume arsye. As Turqia as Izraeli dhe vendet fqinje arabe nuk duan ta sulmojne Sirine sepse si pasoje ka me te ngjare -qe nje gje e tille te perfundoje ne lufte civile. Ne kete sfond nuk ka zgjidhje tjeter pervecse te rritet presioni - nje strategji suksesi i se ciles nuk eshte i garantuar.
Autor Daniel Scheschkewitz / Pandeli Pani
Redaktoi Elert Ajazaj