E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Kosoves per vitin e ardhshem 1.5 miliarde euro

Buxheti i Kosoves per vitin2012 parashihet te jete 1.5 miliarde euro. Ky buxhet i miratuar nga qeveria e Kosoves sipas perfaqesuesve te saj parashihet te jete i qendrueshem. Sipas tyre burimet per te hyrat e buxhetit do te sigurohen nga Dogana e Kosoves me nje shume prej 860 milione eurosh nga administrata tatimore pritet te mblidhen 285 milione euro nga bilanci i trasheguar bankar 120 milione euro ndersa 260 milione euro pritet te sigurohen nga burime te tjera. Ministri i ekonomise dhe financave Bedri Hamza thote se planifikimet per qendrueshmerine e buxhetit tregohen edhe nga vleresimi i Bankes Boterore se Kosova gjate ketij viti shenoi rritje ekonomike prej 5.3 .

Buxheti i Kosoves do te jete i qendrueshem

Kjo tregon se ministria e financave eshte treguar mjaft profesionale me rastin e parashikimeve te ecurive ekonomike dhe indikatoreve makroekonomik per vitin qe po leme pas dhe kjo tregon se edhe planifikimet per vitin e ardhshem do te jene te qendrueshme thote ministri Bedri Hamza.

Buxheti te mos lihet ne meshiren e burimeve te pasigurta

Por ekspertet e ekonomise thone se qeveria e Kosoves duhet te tregoje kujdes qe buxheti per vitin 2012 te mos lihet ne meshiren e burimeve qe nuk jane te sigurta.

Lumir Abdixhiku nga instituti Riinvest thote Te hyrat e planifikuara nga Qeveria e Kosoves mbeshteten shume ne ndihmat financiare nga Fondi Monetar Nderkombetar ne borxhet e Trustit Pensional dhe ne shitjen nga privatizimi. Ne qofte nje nga keto tri burime nuk sigurohet atehere Kosova ne fund te vitit do te mbetet me mungese likuiditeti thote Lumir Abdixhiku.

Sipas tij Kosova nuk e ka luksin qe te hyje ne borxhe meqenese eshte nje barre qe nuk do te mund ta paguaje asnjehere.

Edhe partite politike opozitare nuk pajtohen me konstatimet e qeverise per qendrueshmerine e buxhetit per vitin e ardhshem madje ate e cilesojne nje buxhet te varferise thote Abdullah Hoti nenkryetar i partise politike opozitare LDK-se.

Ne vleresojme se ashtu sikurse gjate ketij viti qe po leme pas edhe buxheti i vitit 2012 ka te njejtat probleme strukturore. Deficiti buxhetor pritet te jete 3.5 qe eshte mbi normen e lejuar te standardeve evropiane prej 3 te GDP-se thote Abdullah Hoti.

Por a do te preket Kosova nga rreziqet e krizes financiare evropiane Banka Boterore ne nje hulumtim te saj thote se deri tani Kosova nuk eshte ndikuar shume nga kriza ndonese monedhe zyrtare ka euron. Sipas shefit te zyres se Bankes Boterore ne Kosove Borko Handjinski Kosova eshte mbrojtur nga fakti se ka qasje te kufizuar ne tregjet nderkombetare.

Bildunterschrift Ne Kosove nuk ndihen pasojat e krizes se euros edhe pse perdoret si mjet pagese. Kosova nuk eshte prekur nga kriza ne eurozone

Fakti se Kosova eshte mbrojtur ne afat te shkurter nuk do te thote se ajo duhet te qendroje ne gjendjen aktuale por duhet te punoje per tu integruar me thellesisht ne ekonomine evropiane. Sikurse per Kosoven edhe per vendet tjera te rajonit ardhmeria evropiane eshte rrugedalja nga gjendja aktuale me gjithe problemet ekonomiken ne zonen euro meqe ajo paraqet nje burim te rendesishem te te ardhurave per te gjitha vendet e Evropes Juglindore thote Borko Handjinski.

Edhe Fondi Monetar Nderkombetar ne nje raport per Kosoven te publikuar tri dite me pare konstaton se per arsye te qasjes se kufizuar ne tregjet financiare boterore Kosova ka shmangur crregullimet serioze te krizes qe po trondit eurozonen. FMN-ja ne maj te ketij viti uli statusin e Kosoves ne kete organizate financiare ne partneritet joformal duke i shkurtuar ne kete menyre mbeshtetjen financiare per faktin qe Qeveria e Kosoves vazhdoi me rritjen e rrogave per sherbyesit civile megjithe restrikcionet buxhetore. FMN keshillon Kosoven qe te kete qendrueshmeri buxhetore vitin e ardhshem duhet ta shese kompanine e vet me profitabile Post-telekomin.

Procesi i shitjes se Postes sipas zyrtareve qeveritare do te perseritet vitin e ardhshem per faktin qe disa bleres potenciale jane terhequr nga tenderi. Sidoqofte Kosova vazhdon te jete vendi me i varfer ne Evrope me perqindjen e papunesise mbi 40 per qind dhe ku investimet e huaja jane me te uletat ne rajon.

Autor Bekim Shehu / Prishtine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›