E Diel, 1 Nëntor 2026

Dikur i arrestuar në…/ Detaje pak të njohura për banorin e “Big Brother VIP”

“Flori Official”, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, është tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 5”,.

Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve. Por në asnjë moment nuk u përmend emri dhe mbiemri i tij i vërtetë.

Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane për çështje të rënda penale.

Në shkurt të vitit 2015, mediat në shtetin Apenin flisnin për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës. Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re. Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Sipas kronikave të kohës, karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën.

Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante. Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›