Dikur i preferuari i Putinit, aktori rus: Do të luftoja në krah të ukrainasve! Ndiej urrejtje për vendin tim

Aktori rus, Artur Smolyaninov, ishte ylli i një prej filmave të preferuar të Presidentit Vladimir Putin, tani klasifikohet si “agjent i huaj” dhe po përballet me hetim penal.
Smolyaninov ishte heroi i b”Devyataya Rota” (Kompania e 9-të), një film artistik rus që doli në vitin 2005. Ai luajti rolin e ushtarit të fundit që qëndronte në këmbë gjatë një beteje në Afganistan, të cilën forcat sovjetike e pushtuan për një dekadë. Ai shpesh përshkruhej si “Rambo i Rusisë”, por shumëçka ka ndryshuar që atëherë. Smolyaninov është në mërgim dhe në një intervistë të fundit tha se ishte i përgatitur të luftonte në anën e Ukrainës dhe të vriste ushtarë rusë.
“Unë nuk ndjej asgjë përveç urrejtjes për njerëzit në anën tjetër (ruse) të vijës së frontit. Dhe nëse do të isha atje në tokë, nuk do të kishte mëshirë. A do ta qëlloja? Pa asnjë dyshim! A i mbaj të hapura opsionet e mia për të luftuar për Ukrainën? Absolutisht! Kjo është mënyra e vetme për mua. Dhe nëse do të shkoja në këtë luftë, do të luftoja vetëm për Ukrainën”, ka thënë ai.
Pak ditë më vonë, Ministria Ruse e Drejtësisë e klasifikoi aktorin si agjent të huaj. Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, urdhëroi gjithashtu hapjen e një çështje penale kundër Smolyaninov./ CNN
/rtsh.al/