Sulmet ruse/ Rritet numri i viktimave në Dnipro, Putin: Qëllimi është arritur! Zelensky: Terror, dënoj heshtjen frikacake të popullit rus

Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se numri i personave të vrarë nga sulmi i raketave ruse në një bllok banimi në Dnipro është rritur në 35. Operacioni i kërkim-shpëtimit në Dnipro ka vazhduar për gati 40 orë. Gjatë natës, ekipet e shpëtimit nxorrën disa të vdekur nga nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe të shkatërruar nga një raketë ruse. Në atë kohë, sulmi armik mori jetën e 35 banorëve të pallatit, mes të cilëve edhe dy fëmijë.39 persona u shpëtuan, 75 u plagosën, mes të cilëve dhe 14 fëmijë. Ndrësa nuk dihet fati i 35 banorëve të tjerë të pallatit.
Kryetari i bashkisë së Dnipro, Borys Filatov deklaroi se shanset për të shpëtuar njerëzit janë minimale dhe se numri i viktimavve presupozohet të jetë i lartë. “Shanset për të shpëtuar njerëzit tani janë minimale. Mendoj se numri i të vdekurve do të jetë me dhjetëra”, tha ai.
Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ia arriti qëllimit. “Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Qëllimi i sulmit është arritur”, thuhej në deklatratën e Ministrisë ruse.
Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dënoi “heshtjen frikacake” të popullit rus lidhur me sulmin, duke vënë në dukje se Ukraina kishte marrë mesazhe simpatie nga e gjithë bota për “këtë terror”.
/rtsh.al/