E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikutimet në tavolinën e ngrënies

19/02/10 17:40

Pas një kohe të gjatë bisedash në oborr banorët e shtëpisë së re futen brenda dhe hanë drekë. Edhe në shtëpinë e vjetër banorët kanë hyrë brenda dhe po përgatiten të hanë drekë. Teksa shtrojnë tavolinën ata vazhdojnë edhe biseda të shkurtra bër debatet që patën jashtë në oborr, me banorët e tjerë.
Debati kryesor u zhvillua për shqiptarët dhe mënyrën e qeverisjes në vendin tonë. Jetmiri nisi një debat duke mbrojtur shqiptarët dhe duke fajësuar Europianët apo shtetet e tjera për prapambetjen e vendit tonë. Atë e kundërshton Renato që i thotë se shqiptarët veprojnë në mënyrë të gabuar dhe nuk është faji i askujt, përveçse i tyre për çdo gjë. Jetmiri afrohet te banorët e tjerë dhe i pyet duke i përfshirë edhe ata në debat. Kështu banorët debatuan për një kohë të gjatë duke diskutuar edhe për sistemet politike. Kështu tashmë teksa hanë drekë në shtëpinë e vjetër banorët bisedojnë për sistemet politike dhe mënyrën e qeverisjes. Ndër të tjera ata diskutojnë edhe për përmbytjen që ndodhi në zonën e Shkodrës. Klodi thotë se për atë përmbytje e pati fajin keqmenaxhimi nga ana e shtetit. Ndërsa Graciela, shkodrania e BB, thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi në sistemin komunist nuk pati përmbytje sepse nuk ishin të ndërtuara shtëpitë në atë zonë pasi ajo zonë përmbytet gjithmonë. Sipas saj nuk duhet të ndërtoheshin shtëpitë aty dhe këtu nuk ka të bëjë mënyra e qeverisjes apo sistemet.
Pak a shumë i njëjtë debat zhvilohet edhe në shtëpinë e re ku banorët vazhdojnë të bisedojnë në lidhje me debatet e zhvilluara në oborr. Jetmiri thotë se shqiptarët janë një ndër popujt më të paragjykuar. Ai argumenton duke thënë se kjo është një ide e gabuar, ndërsa Renato e kundërshton dukëe thënë se krimi është krim dhe kur kryet nga një shqiptar kjo nuk mund të ndryshojnë. Jetmiri nga ana tjetër vazhdon duke thënë se krime, vjedhje, vrasje etj nuk bëjnë vetëm shqiptarët, por edhe Italianët apo çdo njeri i ndonjë shtëti tjetër. Në të dy shtëpitë banorët debatojnë teksa hanë drekë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›