E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema: piktor apo berber?

Diten ai e fiton jetesen duke hedhur fantazine ne floket e klienteve te ndryshem, ndersa pasditeve vone, kur gjen kohe te hedhe idete e tij mbi telajo, klientet ndryshojne: ata behen kesaj radhe artdashes dhe elitare. Sapo ngjitesh ne Qytetin Studenti, teksa merr kthesen qe te drejton nga bujtina nr. 1 e djemve, nje parukeri e vogel, e rregulluar me shume shije e ngjyra (gje qe bie ne sy qe jashte), spikat dukshem ne rrugicen bajate te lagjes. Hyjme brenda, i riu qe qendron gjate gjithe dites me gershere ne dore, eshte ne fakt nje artist qe ka mbaruar studimet per pikture. Hyjme ne bisede me te. Quhet Sokol Rrihnaj, eshte nga Velipoja, 28 vjec, shkollen e mesme e ka mbaruar ne Liceun Artistik "Preng Jakova" ne Shkoder, per pikture. Ne vitin 2000 ka konkurruar ne Akademine e Arteve, ku fitoi per pikture. Gjate studimeve ka marre pjese ne aktivitete te ndryshme, neper ekspozita etj. Ne shkolle te mesme, ne vitin '98 ka hapur nje ekspozite, ka marre gjithashtu pjese ne nje ekspozite nderkombetare ne te njejtin vit, ku merrnin pjese piktore te kalibrit te larte, si Alush Himaj, Hasan Nallbani etj. Ekspozita e organizuar nga disa kanadeze, beri qe Sokol Rrihnaj te merrte nje cmim si nje talent i ri nga Shqiperia, gje qe beri qe disa punime te tijat te ekspozoheshin ne vende te ndryshme te botes, si ne Kanada etj. E megjithate, ai shprehet per "KJ" se te mbijetosh vetem me pikturen, ne Shqiperi eshte shume e veshtire, ndonese ate mund ta kesh pasion te madh, enderr te jetes apo talent te spikatur. "Pjesa me e madhe e njerezve nuk e vleresojne sa duhet, shkojne blejne printime dhe riprodhime te tjera qe vijne nga Kina, Hong-Kongu etj", thote ai, ndersa e pyesim se perse nuk merret vetem me penela e telajo. Pikturat e shumta te varura ne mur, e vene theksin te ngjyrat e ndezura qe te terheqin bindshem vemendjen, por ai nuk ka kohe t'i kushtohet vetem talentit te tij, sepse duhet gjithashtu te kete nje pune te perhershme, te fitoje te ardhura konstante. "Gjithsesi, per asgje ne bote nuk do te hiqja dore nga piktura", shprehet me bindje piktori-berber.

Sa kohe keni qe merreni me parukeri dhe si e keni mesuar kete zanat?

Une kam te pakten 13 vjet qe merrem me parukeri, fillimisht vura re se me vinte dora mbare per kete pune. Ne periudhen e veres e shfrytezoja kete dhunti. Per me teper, eshte edhe favor nga piktura, qe njeh format me mire, je me i dhene pas estetikes etj. Une jam shume i mire per te bere stilizime mjekrash apo flokesh, te formave dhe modeleve te ndryshme, sipas fantazise sime ose te klientit. Kam punuar edhe te ish-Blloku, rreth 2 vjet e gjysme ne nje parukeri.

Shohim qe parukeria shenon "per djem". Ju keni punuar edhe per femra ndonjehere?

Po, kam punuar ne Itali, ne vitin 2003, pasi bera nje specializim parukerie per femra.

Sokol, flasim pak per pikturen. Ju eshte dhene mundesia per te hapur ndonje ekspozite vetjake?

Jo, eshte shume e veshtire, ka kosto financiare, si dhe do shume punime te mira.

Ju a e zoteroni volumin e punes per te hapur nje ekspozite?

Besoj se po, kam goxha punime, qe datojne qe gjate shkolles e me pas. Gjithsesi, shumica e punimeve cilesore qe kam realizuar jane shitur. Kam pasur fat se kam hasur ne kliente te mire, por prape me vjen keq qe punime te mira qe duhet t'i kisha vete per t'u prezantuar diku, me kane ikur nga duart.

Eshte e veshtire te jetohet vetem me kete profesion ne Shqiperi?

Pikturat jane dicka luksi, privilegj i vecante, te themi te verteten. Pervec krizes ekonomike, eshte prekur nga kriza mendore. Kjo do te thote se pjesa me e madhe e njerezve nuk e vleresojne sa duhet, shkojne blejne printime dhe riprodhime te tjera qe vijne nga Kina, Hong-Kongu etj.

Ne pergjithesi, cfare klientesh keni ju Sokol? Jane ata te perhershem dhe cfare shtrese te shoqerise i perkasin?

Bleresit e pikturave te mia jane elitare ne pergjithesi, ndertues, mjeke, biznesmene, notere, dentiste, etj., disave u kam bere edhe punime artizanale te ndryshme ne shtepi.

Na thoni ndonje karakteristike tipike te bleresve tuaj?

Grate jane me te fiksuara pas detajeve dhe pergjithesisht jane ato qe thone fjalen e fundit ne nje blerje, pra femrat bejne tregun. Nderkaq, meshkujt jane me pak te dhene pas detajeve. Ajo qe me bie ne sy, te pakten nga klientet qe kam pasur une te bej, eshte se shqiptaret jane njerez me shije. Tendencat jane te ndryshme, pelqejne realizmin ne pergjithesi, pikturat moderne me ngjyra te ngrohta etj. Duke qene se kam qene edhe jashte, kam pare se edhe pse eshte popullsi e madhe, njerezve te thjeshte nuk u pelqente piktura dhe as qe merrnin vesh fare nga ajo.

Si jane cmimet e punimeve tuaja, deri ku variojne ato?

Une kam shitur edhe piktura deri ne 1 milione leke te vjetra, po keshtu kam shitur edhe jashte vendit piktura.

Ju keni jetuar edhe jashte vendit, me cfare jeni marre atje?

Kam jetuar per rreth nje vit e gjysme ne Venecia te Italise, ku jam marre kryesisht me parukeri. Me pas kam ardhur ne Shqiperi e kam ikur serish jashte.

Nese do benim nje krahasim mes piktures dhe parukerise, cila prej te dyjave rezulton me fitimprurese per ju?

Me thene te drejten, cdo profesion eshte fitimprures, po t'u dha mundesia per ta shfrytezuar mire. Parukeria eshte me e qendrueshme, sidomos po te kesh nje aktivitet personal, pa pasur dike mbi koke.

Ju e shihni parukerine si nje zanat qe do e ushtroni per nje kohe te gjate?

Prioritet kam pikturen, nuk do t'i ndahem asnjehere asaj dhe dua te arrij dicka me te. Vetem se nuk kam mundesi te merrem gjate gjithe kohes me te, edhe pse me ka rezultuar fitimprurese, per aq sa i jam dedikuar.

Pikturat kane kosto?

Po, sigurisht qe kane, por njerezit e thjeshte nuk e kuptojne kete. Cdo material qe vjen nga jashte, eshte shume e shtrenjte. Ne Itali psh., i kam marre dy here me lire se ketu. Pa llogaritur kohen e nevojshme per cdo punim, madje duhet te them se ka raste kur u rikthehem pikturave, per t'i permiresuar ato.

Cilat jane veshtiresite me te medha per t'u promovuar si artist?

Ne cdo drejtim, kryesore mbetet ceshtja ekonomike. E para, duhet edhe nje periudhe e caktuar kohe, qe ti te ulesh e te punosh per nje projekt, por gjate kesaj kohe ti duhet te jetosh dhe pa nje pune tjeter ti nuk mund ta kesh kete luks. Sic e thashe edhe me siper, edhe baza materiale ka kostot e saj, sidomos kornizat kushtojne se

Ju personalisht, nga cila rryme jeni me shume i terhequr?

Mua me pelqen fovizmi (fauvism) si rryme, edhe pse nuk jam shume i dhene vetem pas nje rryme te caktuara. Fovizmi eshte i perqendruar te ngjyrat e ndezura, ndersa si babai i ngjyrave, njekohesisht edhe perfaqesuesi me i denje i kesaj rryme, mbahet Henry Matisse. Ne pikturat e tij ai ka qene edhe naiv, edhe terheqes, me forma e trajta te thjeshta etj. Megjithate, nuk dua te jem i fiksuar vetem pas nje rryme, qe njerezit te thone "ky vetem kete di te beje, u be bajat". Shumica e punimeve te mia behen tre ne nje stil, tre ne nje tjeter, e keshtu me radhe.

Nga frymezoheni ju, nga e merrni spunton per te hedhur idene mbi telajo?

Varet, kur perpiqesh t'i pershtatesh nje klime apo ideje te caktuar fiksohesh pas dickaje. Tjeter gje eshte kur ben dicka eksperimentale. Ne pergjithesi, une i hedh idete neper skica, i ruaj per nje kohe kur mund t'i punoj seriozisht.

Ketu ne kete parukerine-galeri, ne shohim edhe basorelieve, duket qe ju pelqejne.

Eshte e vertete qe me pelqejne, edhe punimet me materiale te ndryshme, se kam mbaruar edhe shkollen per materiale te perziera, si mozaike, afreske, etj., pavaresisht se nuk i perdor shume, per shkak te kostos se madhe qe kane ato.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›