Krisi: Jam i "etur" per sport
Krisi eshte vetem 13 vjec, por pasioni dhe talenti qe ka per futbollin eshte i njejte me ate qe kane futbollistet e medhenj. Kjo e detyron qe per ore te tera, te qendroje para ekranit dhe te shohe ndeshjet, nga me te rendesishmet e kampionatit boteror por edhe ato shqiptare.
Sporti
Trembedhjetevjecari eshte i pasionuar pas kampionatit italian, keshtu qe cdo ndeshje e tij shikohet me vemendje nga ai. "Me pelqen shume sporti, tani jam i angazhuar me "Partizanin" edhe luaj aty. Cdo dite e imja eshte e lidhur me sportin, nese nuk kam stervitje kam ndeshje, e nese nuk eshte nje nga keto te dyja, perseri oret boshe i mbush duke pare televizor ndeshje apo emisione per futbollistet e njohur" thote Krisi. Nderkohe qe prinderit e tij, tregojne se ai rri para ekranit eshte me shume se 4 ore ne dite. Ndjek ndeshjet e futbollit, emisionet per futbollistet sidomos per Kristiono Ronaldon, por edhe filmat e tjere per femije. "Krisi eshte nje femije qe qendron shume kohe perpara ekranit, pavaresisht se e kemi qortuar, se i ben keq si per syte ashtu edhe per shendetin, ai nuk mund te heqe dore nga pasioni i tij. Ai edhe kur ulet te haje, mban nje top poshte kembeve" tregon Blerta, ema e Krisit. Por, nuk eshte vetem ai qe qendron kaq gjate perpara ekranit te televizionit, por edhe vellai i tij me i vogel qendron per ore te tera duke pare televizion, pavaresisht se ky nuk eshte i pasionuar pas sportit apo ndonje fushe tjeter.
Studimi
Femijet shqiptare thyejne rekord per kohen qe kalojne perpara televizorit. Ekrani i vogel shume ngjyresh, po behet gjithnje e me shume zoterues i moshave te vogla dhe te mitura, te cilat kane nje varesi te madhe ndaj botes televizive. Ne nje studim te fundit realizuar nga Instituti i Shendetit Publik, prinderit kane deklaruar me shqetesim se femijet e tyre kalojne tre ose me shume ore ne dite, perpara televizionit. Raporti i atyre qe e deklarojne kete shqetesim eshte 60%. Specialiste te Shendetit Publik vleresojne se harxhimi i nje kohe kaq te madhe perpara televizorit, eshte i demshem. Ky fenomen se pari ne formimin e nje temperamenti pasiv, dhe krijon terren per shfaqjen e obezietetit. Dhe ne fakt studime te tjera, nxjerrin ne pah se mbipesha dhe obeziteti jane mjaft te pranishme ne grupmoshat e hershme.
Sinjalistika
Por nga ana tjeter ajo qe vihet re tek televizionet shqiptare, eshte se nuk ka nje orar per femijet apo shenja paralajmeruese qe ata te mos qendrojne para ekranit, kur ka skena te dhunshme apo erotike. "Kur funksiononte Keshilli i Ankesave, propozoi modelin holandez te sinjalistikes, por nuk u aprovua", tregojne specialistet. Sipas tyre, ne vendin tone pullat i vendos operatori, madje edhe sinjalistiken. Sipas eksperteve pulla e kuqe vendoset ne raste kur shfaqen filma me permbajtje erotike, ose dhune. Pulla e verdhe vendoset per te rekomanduar prinderit, qe ta shohin filmin bashke me femijet. Pra, femija lejohet ta shohe, por vetem i shoqeruar nga prindi, vellai, ose motra. Ndersa pulla jeshile tregon se femijet mund ta shohin pa problem, nje film te tille. Ne vendin tone mesohet se vetem dy televizione i vendosin pulla te tilla.
4 Mije Nxenes te shkollave 9-vjecare jane perfshire ne studimin e kryer me se fundi nga Instituti i Shendetit Publik, per sa i perket obezitetit. Nga kjo, ka rezultuar se nxenesit e shkollave private, jane me te prekur.
60% E prinderve Kane pohuar se femijet e tyre qendrojne para televizionit, me shume se koha e lejuar nga specialistet. Sipas tyre ky eshte nje problem i madh, pasi mund te krijoje probleme ne shikim, por edhe ne shendetin e tyre.