Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme
ATHINË- Dënimi me një vit burg dhe mos pezullimi i dënimit për Naum Dishon është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri duke prekur pa dyshim dhe marrëdhëniet e dy vendeve”.
Kështu i është përgjigjur ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas pyetjes së dy deputetëve të partisë LAOS Athanasios Plevris dhe Georgios Anatolakis, bërë më datë 07.02.2012. Në pyetjen e tyre, dy deputetët e partisë së njohur për qëndrimet pro “vorio-epiriote”, kanë kërkuar shpjegime nga kreu i diplomacisë në lidhje me qëndrimin dhe reagimin e qeverisë greke për dënimin e kreut të OMONIA-s Korçë nga ana e gjykatave shqiptare.
Vetëm një muaj më pas, Dimas i është përgjigjur deputetëve duke shprehur se këto zhvillime janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi sipas ministrit të Jashtëm, KE-ja shpeshherë ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dimas nuk lë pa përmendur as Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se standardet evropiane në drejtësi janë ende në fazë të hershme. Në fund të përgjigjes së tij, Dimas deklaron se Ministria e Jashtme Greke do të vijojë të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet e më pas do të përcaktojë qëndrimin zyrtar.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)