Dimër dhe verë në Bjeshkët e Korabit – Dëbora sfidon verën, blegtoria dhe turizmi i japin jetë zonës

Janë ditë e para të gushtit dhe në Bjeshkët Shqiptare të Krushevës e Restelicës në Kosovë, të Kallabakut Fshatit e Çajës në Shqipëri dhe Llokopojes, Defajt e Vracs në Maqedoni e Veriut, ka vizitorë të shumtë që shijojnë dëborën në dimër e blerimin në verë, në këto perla të natyrës që formalisht janë në tre shtete, por realisht perla të natyrës shqiptare ku shtrihet i gjithë “Shtegu i ngyrave “ nën majën e Korabit, ku është kënduar dhe balada e famshme e kësaj fushe te blerte
Kadri Skeja me një traditë të hershme familjare të mbarështimit dhe verimit bagëtive dhe njohës i detajshëm këtyre bjeshkëve, thotë se në këto pllaja bora dhe lulet bëhen bashkë dhe në korrik, sic ishte rasti i para pak ditëve.
Në fakt kapriçot e motit, në mënyrë figurative kanë dhe një “dëshmor” të bjeshkëve në vitet 60 –të, kur bariu që veronte në stane u ngri nga i ftohti dhe dëbora, dhe humbi jetën.
Në këto kullota të pafundme alpine verojnë ndër stane barinjtë me tufat e tyre, por nuk mungojnë dhe vizitorët e shumtë, pasi infrastruktura në anën e Kosovës është mjaft e mirë. Larmia e bimëve mjekësore e bën dhe më të begatë këtë bjeshkë , e sidomos boronica që është në kulmin e saj.
Gazetar: J. Hallaçi
/rtsh.al/